• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Si të shpërndahen në mënyrë të drejtë në mbarë botën vaksinat ndaj Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Si të shpërndahen në mënyrë të drejtë në mbarë botën vaksinat ndaj Covid-19

2 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Tariq Ahmad & Elizabeth Cousens

Ndërsa numri i vendeve që kanë autorizuar përdorimin e një vaksine anti-Covid po shtohet, shumë prej tyre po psherëtijnë të lehtësuara nga ndryshimet pozitive që pritet të sjellë ajo. Por tani vjen një sfidë tjetër:si t’i shpërndajmë vaksinat në mënyrë të sigurtë dhe të barabartë për ata që janë më në nevojë në vendet tona dhe në mbarë botën?

Në këtë rast jemi në një terren të panjohur. Sipas dr. Majk Ryan, drejtor i Programit të Emergjencave Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, 1 në 20 njerëz në të gjithë botën mund të kenë qenë të infektuar nga koronavirusi i ri.

Një raport i Fondacionit Gejts,zbulon se kjo sëmundje vdekjeprurëse e ka shkatërruar ekonominë globale, dhe po i shtyn me rreth 20 vjet objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Pa bashkëpunim midis vendeve, përhapja e vaksinave do të jetë e pabarabartë, dhe rrezikon të thellojë pabarazitë dhe rrisë tensionet globale.

Askush nuk është i sigurt, derisa të jemi që të gjithë të sigurt. Lajmi i mirë është se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë në fushën e shëndetit, kanë krijuar nismën “Access to Covid-19 Tools Accelerator” (ACT-Accelerator), për të shpërndarë 2 miliardë doza të një vaksine anti-Covid, si dhe 245 milion trajtime dhe 500 milion teste deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ky nuk është një mision i lehtë. Ne duhet të ndajmë fondet, burimet dhe ekspertizën tonë për të rritur prodhimin e vaksinave, dhe për të trajnuar punonjësit e kujdesit shëndetësor, ndërsa duhet të ulim kostot në mënyrë që të sigurohemi që asnjë vend të mos mbetet pas në proçesin e vaksinimit.

Britania e Madhe, ka qenë një mbështetëse e hershme e COVAX, nismës kryesore të ACT-Accelerator. Deri tani ajo ka premtuar mbi 500 milionë dollarë për iniciativën, me pjesën më të madhe të saj që do të shkojë për të ndihmuar që edhe vendet në zhvillim të kenë qasje tek vaksinat e miratuara anti-Covid.

Deri tani, 189 ekonomi janë regjistruar ose janë mbështetur nga strukturat, por nevojitet më shumë. OKB ka vendosur një fond prej 38 miliardë dollarësh përmes ACT-Accelerator për të blerë vaksina, përmirësuar logjistikën, dhe për t’u siguruar që vendet të jenë të gatshme për shpërndarjen e vaksinave.

Kjo shumë mund të duket e madhe. Por është një pikë në oqean në krahasim me 375 miliardë dollarë të humbur çdo muaj nga ekonomia globale si pasojë e kësaj pandemie. Vaksinat mund të kenë efekte të ndryshme në popullata të ndryshme. Ato do të kenë kritere të ndryshme për ruajtje, të cilat do të funksionojnë më mirë ose më keq në mjedise të caktuara.

Për shembull, shumë pak vende në zhvillim kanë aftësi të ruajnë doza të vaksinave që duhet të mbahen në minus 80 gradë Celsius. Ne gjithashtu e dimë që nga afro 200 vaksina kandidate në zhvillim, shumica dërrmuese mund të dështojnë, bazuar në atë që është mësuar nga testet klinike paraprake.

Sa më shumë vaksina kandidate të kemi, aq më shumë gjasa kemi t’i japim më shpejt fund pandemisë. Dhe kjo na sjell tek çështja e qasjes së barabartë. Nëse shpërndarja bazohet vetëm në aftësinë e një vendi për të blerë vaksina, trajtime dhe teste, vendet e varfra do të mbeten pas në këtë proces, dhe të gjithë ne do të jemi më pak të sigurt.

Ne e dimë nga përpjekjet e mëparshme, se shpërndarja e trajtimeve që shpëtojnë jetë mund të nxjerrë në pah pabarazinë që është tashmë e integruar në sistemin ndërkombëtar. Mjafton të kujtoni përvojën e terapive antiretrovirale kundër HIV/AIDS në vitet 1990. Kur disa vende të pasura nuk e morën seriozisht kërcënimin,dhe nuk e bënë përparësi qasjen e barabartë, një epidemi që përfshiu të gjithë Afrikën nën-Sahariane, duke vrarë mbi 2 milion të rritur dhe fëmijë në vetëm 1 vit.

Ne nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim me Covid-19. Ai që na duhet urgjentisht është veprimi kolektiv, dhe ai nuk është në kundërshtim me interesat kombëtarë. Është krejt e kundërta. Ne e dimë se një bashkëpunim i ngjashëm ka funksionuar në të kaluarën.

Kjo ishte mënyra se si bota eliminoi sëmundjen e lisë gjatë Luftës së Ftohtë, dhe si Afrika e eliminoi poliovirusin në fillim të kësaj vere. Në fakt, gjëja e fundit që i duhet botës janë qindra fushata të ndryshme vaksinimi. Ne jemi në një garë kundër virusit, dhe jo midis vendeve ose kompanive. Veprimi kolektiv është mënyra e vetme,se si do ta mposhtim këtë pandemi. / “CNN” – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Asfiksohen gjatë festimeve, ndërrojnë jetë tetë studentë
Previous article NGA DASHURIA TEK SHËNDETI, FAMILJA E PARATË/ Ja si do jetë 2021 për këto shenja të Horoskopit

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT