• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARLAMENTI FIRMOS LEGJISLACIONIN/ Irani synon ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind
Home
Nderkombetare

PARLAMENTI FIRMOS LEGJISLACIONIN/ Irani synon ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind

2 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se synon të pasurojë uraniumin deri në 20 për qind të pastërtisë në objektin nëntokësor në Fordow. Ky është një nivel më i lartë i pastërtisë sesa limitet e vendosura në marrëveshjen bërthamore.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara tha se Irani bëri të ditur qëllimet e tij përmes një letre që i dërgoi kësaj agjencie.

“Irani ka informuar agjencinë se për të zbatuar një akt ligjor që së fundmi është miratuar në parlament, Organizata për Energji Bërthamore e Iranit, synon që të prodhojë uranium të pasuruar deri në 20 për qind në uzinën në Fordow”, tha ANEB-i në një njoftim.

Në letrën që Irani i dërgoi ANEB-it më 31 dhjetor, 2020, nuk thuhet “kur do të kryhen aktivitetet e pasurimit”, tha agjencia e OKB-së.

Ambasadori rus në ANEB, Mikhail Ulyanov, më herët tha në Twitter se shefi i ANEB-it, Rafael Grossi ka raportuar në bordin e agjencisë për letrën e Iranit.

Aktualisht, Irani pasuron uraniumin me rreth 4,5 për qind, që është përqindje më e lartë se kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja, që u nënshkrua më 2015 përcaktoi kufirin prej 3,67 për qind.

Rritja deri në 20 për qind të pasurimit do ta shkurtonte kohën që Irani potencialisht të zhvillonte armë bërthamore. Marrëveshja bërthamore ia ndalon Teheranit që të kryejnë aktivitete të pasurimit në Fordow, që gjendet në një zonë malore.

Që prej se Shtetet e Bashkuara më 2018 u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore, Irani gradualisht ka nisur të mos i përmbahet marrëveshjes.

Pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor, Mohasen Fakhrizadeh më 27 nëntor, Parlamenti iranian ka miratuar një legjislacion kundërthënës që urdhëron rikthimin e programit të pasurimit të uraniumit deri në 20 për qind dhe që t’i jepet fund inspektimeve nga ANEB-i.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HABIT TË GJITHË/ Tayna bën deklaratën e papritur për Rinën (FOTO+VIDEO)
Previous article REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Sulmuesi i Napolit “tërbon” drejtuesit. Ja festa sekrete për ditëlindje (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT