• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FJALIMI/ Papa rishfaqet pas problemeve me shëndetin, bën thirrje për paqe
Home
Nderkombetare

FJALIMI/ Papa rishfaqet pas problemeve me shëndetin, bën thirrje për paqe

1 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku u rishfaq ditën e sotme pas shmangies së dy shërbesave të rëndësishme fetare me rastin e Vitit të Ri për shkak të dhimbjeve kronike të nervit shiatik.

Gjatë një fjalimi ai nuk foli rreth problemeve të tij shëndetësore por u përqëndrua tek thirrja e tij tradicionale për paqe në botë. Papa nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në shërbesën e së enjtes në mbrëmje dhe atë të së premten në mëngjes për shkak të nervit shiatik.

Kjo shënon herën e parë, që kur u bë Papë në 2013 që Francesku, i cili mbushi 84 vjeç muajin e kaluar, nuk drejtoi një meshë për arsye shëndetësore.

Sidoqoftë, ai nuk shfaqi asnjë shenjë shqetësimi ndërsa mbajti një fjalim mesdite shoqëruar me lutje në bibliotekën e Pallatit Apostolik të Vatikanit.

“Jeta sot drejtohet nga lufta, armiqësitë e shumë gjëra që janë shkatërruese. Ne duam paqe dhe kjo është dhuratë“, tha Papa Françesku, duke shtuar se reagimi ndaj krizës globale të koronavirusit tregoi rëndësinë e ndarjes së barrës mes vende.

“Ngjarjet e dhimbshme që shënuan udhëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, veçanërisht pandemia, na mësuan se sa është e nevojshme të interesohemi për problemet e të tjerëve dhe të ndajmë shqetësimet e tyre“, shtoi ai.

Bekimi i mesditës normalisht jepet nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, por ai u zhvendos në ambiente të mbyllura për të parandaluar grumbullimin e besimtarëve si masë për të kufizuar përhapjen e virusit.

Papa foli me shumë shqetësim mbi situatën në Jemen, një vend i dëmtuar nga gjashtë vjet dhunë mes një koalicioni të udhëhequr nga sauditët dhe lëvizjes Houthi, të lidhur me Iranin. Të paktën 22 persona u vranë në një sulm në aeroportin e Adenit të mërkurën, i cili shkaktoi një cikël të ri sulmesh ajrore të koalicionit.

“Jam i hidhëruar e shqetësuar rreth përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Jemen, e cila po shkakton viktima të shumta të pafajshme“, tha Papa Francesku. “Le të mendojmë për fëmijët e Jemenit, pa arsimim, pa ilaçe e të uritur“, shtoi ai më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI KRYESINË E OSBE/ Ministrja e Jashtme falenderon Ramën: Adaptove një lidership të ri ekzekutiv
Previous article EPOKA E RE E ANGLISË/ I dha fund disa rregullave të BE, ja çfarë po ndodh me ekonominë britanike

F.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT