• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Trump dhe Biden japin MESAZHE me rastin e Vitit të Ri
Home
Nderkombetare

SHBA/ Trump dhe Biden japin MESAZHE me rastin e Vitit të Ri

1 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Në një mesazh me rastin e Vitit të Ri, Presidenti Donald Trump reflektoi rreth arritjeve tij, duke i quajtur ato “fitore historike”, ndërsa pasardhësi i tij, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, dha një ton optimist për vitin 2021.

Pas disa javë përpjekjesh për të fituar betejën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, republikani Trump tha në një video të postuar në Twitter: “Njerëzit duhet të na kujtojnë për atë që është bërë”.

Zoti Trump, i cili ende nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet e nëntorit ndaj rivalit demokrat, u kthye në Uashington nga vendpushimi i tij në Florida më herët se sa ishte planifikuar.

Ndërkohë, duke folur nga shteti Delauer, Presidenti i zgjedhur Biden shprehu nderim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe inkurajoi njerëzit që të vaksinohen. Ai i bëri komentet gjatë një paraqitjeje të shkurtër me gruan e tij, Jill Biden, në një program special të televizionit ABC.

“Unë kam absolutisht besim të plotë se ne do të rikthehemi dhe do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë”, tha zoti Biden, i cili do të bëjë betimin më 20 janar.

Ai përsëriti thirrjen që vaksinat të shpërndahen më shpejt.

Presidenti Trump, i cili u prek vetë nga koronavirusi në tetor, shpesh e minimizoi rrezikun e pandemisë. Shumë ekspertë të shëndetësisë e kanë kritikuar përgjigjen e tij ndaj pandemisë si të paorganizuar, duke thënë se në disa raste ai nuk përfilli shkencën që shpjegon transmetimin e virusit.

Por në komentet e tij ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar një vaksinë për COVID-19 në kohë rekord dhe se ai e parashikoi saktë se vaksina do të dilte para mbarimit të vitit.

Shtetet e Bashkuara janë bërë një nga vendet më të goditura nga COVID-19, me më shumë se 340,000 vdekje, që i atribuohen zyrtarisht koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHMANGET TRAGJEDIA/ 12-vjeçari shqiptar goditi me thikë motrën e tij sepse nuk vendosnin … kush do ta presë sallatën
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh”, regjisori korçar Dhimitër Orgocka

F.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT