Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se Rama premton të sjellë shumë pak vaksina pasi shet dështimet si suksese. Fuga shprehet se Rama vazhdon punon, kurse Basha edhe kur punon fle.
Postimi i Enri Fugës
Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh



