Policia e Shtetit ka surprizuar disa të moshuar në Tiranë, duke iu gjendur pranë në ditën e fundit të 2020-ës.
Patrullat e Policisë kanë zgjedhur të trokasin në dyert e disa prej të moshuarve që jetojnë vetëm, duke trokitur gotat dhe uruar për Vitin e Ri.
“Trokitëm në disa dyer të moshuarish që jetojnë pa të afërmit e tyre pranë, këto ditë të ndërrimit të viteve, për të trokitur gotën dhe uruar Gëzuar Vitin e Ri 2021. Policia e Shtetit është gjithmonë pranë jush”, shkruan ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi.


