Policia ka arrestuar 59 vjeçarin Përparim Ademi, autori i vrasjes së dy motrave në zonën e Astirit mëngjesin e sotëm.
Pas ngjarjes autori la armën në banesë dhe u largua me shpejtësi nga prapa pallatit, ndërkohë që policia u vu në ndjekje dhe arriti ta arrestojë.
“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë 2 viktimat, ndërkohë që ngjarja ndodhi në prani të 2 fëmijëve të njërës prej motrave.


