Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Vlorë në lagjen ‘Partizani’.
Bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Xhuljano Muça 20-vjeç. 20 vjeçari është qëlluar nga kunati i tij 15 vjeç.
Mësohet se arma ka qenë e babit të autoriti cili është polic. Babai dhe autori janë shoqëruar në komisariat, ndërsa 20 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


