• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHTE NJË VIT SFIDASH…”/ Xhaçka uron efektivët e FA: Jeni mesazh shprese e sigurie për çdo shqiptar
Home
Politikë

“ISHTE NJË VIT SFIDASH…”/ Xhaçka uron efektivët e FA: Jeni mesazh shprese e sigurie për çdo shqiptar

31 December, 2020 s.autor Politikë

Tërmeti dhe më pas pandemia treguan edhe njëherë jo vetëm kapacitetet e Forcave të Armatosura për të përmbushur detyrën e tyre , por njëherësh edhe dimensionin e tyre human duke qenë kudo ku ka nevojë. Përmes një videomesazhi për festat e fundivitit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh mirënjohjen mijëra burrave dhe grave që mbajnë veshur me krenari uniformën.

Xhaçka thekson se efektivët e FA ia kanë dalë të bëjnë punë shumë të mira, në një vit me shumë sfida
“2020 ishte për FA një vit sfidash, të cilat bashkërisht i kemi kaluar me sukses. Ia kemi dalë të realizojmë shumë punë të mira, për ta bërë FA më moderne, më profesioniste, më pranë standardeve të një ushtrie të NATO, më të aftë për të garantuar sigurinë, jetën shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
S’ka qenë e lehtë deri më sot e s’ka për të qenë e lehtë prej këtej e tutje. Por nuk na trembin vështirësitë apo sfidat. Na mjafton që qytetarët sot e vlerësojnë FA si kurrë më parë. Këta djem dhe vajza që i shërbejnë Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve të saj, dua t’i falenderoj nga zemra për gjithçka kanë bërë në 2020 dhe dua t’u uroj më të mirën për 2021, sepse me punën e tyre janë kthyer në një mesazh shprese dhe besimi, në një mesazh optimizmi për të gjithë. Faleminderit për shërbimin dhe qoftë 2021 një vit më i mbarë për gjithsecilin nga ju dhe familjet tuaja!”, shprehet në mesazhin e saj për të gjithë efektivët e FA ministrja Olta Xhaçka.
Forcat e Armatosura sot janë në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës dhe falë vendimeve të kësaj qeverie ka një trajtim më të mirë financiar dhe është e pajisur me mjete njësoj si kolegët e tyre të vendeve të NATO-s. Po ashtu inverstimet në infrastrukturë në këto vite dhe prania në misionet në shumë vende të botës e bëjnë FA eksportues të sigurisë. Një arritje tjetër, është edhe kthimi i Akademisë së Forcave të Armatosura në institucionin e vetëm të arsimit të lartë, i akredituar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kliko linkun për videon

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/813306775882269/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON MJEKËT DHE INFERMIERËT/ Manastirliu publikon VIDEON: Na kanë dhënë një shembull sakrifice e devotshmërie
Previous article "FRIKËSOHET" RUDINA MAGJISTARI/ Kollitet në studio modelja e njohur, por ja çfarë i thotë moderatorja: Ka ardhur një kohë...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT