• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TAKIMIT ME ENVER HOXHAJN/ Rama: Udhëheqësit e UÇK janë pengje, me ta po mbahet peng…
Home
Politikë

PAS TAKIMIT ME ENVER HOXHAJN/ Rama: Udhëheqësit e UÇK janë pengje, me ta po mbahet peng…

31 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama priti mbrëmë në një takim, ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn dhe delegacionin që e shoqëronte në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Kryeministri Rama ka shprehur mirënjohje për falënderimin e marrë nga Hoxhaj duke theksuar se mbështetja për liderët e UÇK-së është detyrë e secilit.

“Ishte kënaqësi të prisja miqtë nga Prishtina. Ishte një takim më emocional se zakonisht pasi kushtet janë të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, udhëheqësit e Kosovës dhe UÇK-së e PDK-së janë marrë peng siç është marrë peng historia e Kosovës. Kur them pengje e kam parasysh jo vetëm qenien fizike të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve, por pengu më i madh është e vërteta e luftës.”, ka thënë Rama, duke shtuar se kjo e keqe do të kalojë si tjerat dhe e vërteta për UÇK-në dhe Kosovën do të triumfojë.

Ndërkohë që nga ana e tij Hoxhaj e ka falënderuar Ramën për qëndrimin dinjitoz dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë liderëve të UÇK-së.

“Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo histori moderne nuk mund të rishkruhet kurrë dhe nga askush dhe qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë shumë dinjitoz. Kemi biseduar edhe për tema tjera për interesat e përbashkëta të të dy vendeve, por qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Gjykatës Speciale ka qenë i qartë. Atje nuk është as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi në mënyrë individuale, por kauza e luftës sonë për liri qëndron para një gjykate.”, ka thënë Hoxhaj.

Enver Hoxhaj zhvilloi gjatë gjithë ditës së djeshme takime me drejtuesit më të rëndësishëm institucionalë dhe politikë në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRIMI I ÇIFTIT SHQIPTAR NË ITALI/ Nuk ka asnjë dyshim, bashkëpuntore me Elona Kaleshën edhe një grua tjetër (DETAJET)
Previous article DOSSIER/ Rrëfimi i gazetarit Rezar Xhaxhiu: Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT