Detaje të reja dhe tepër rrëqethëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Pozhoran të Vitisë, në Kosovë.
Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë për gazetën Express se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në një vend jashtë banesës ku kanë jetuar.
Dyshohet se kryefamiljari Fetah Zuka me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e tij, të ndjerën Makfire Zuka dhe dy fëmijët e tij, Hamdi Zuka dhe Arbër Zuka, ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
Kjo familje kishte ardhur nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve, babai kishte vrarë në fillim njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por s’ia kishte dalë.
Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave të viktimave.


