Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kallmet të Lezhës.
Një mjet tip “Ford” ka përplasur një këmbësor të identifikuar si Filip Gega dhe një tufë me dele, që ishin në pronësi të tij.
Nga përplasja e fortë, Gega ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


