Kryeminsitri Rama është zotuar para gazetarëve në konferencën e fundit për këtë vit, se edhe vitin tjetër, në konferencën e fundvitit do të jenë përsëri me të në Kryeministri.
Me sytë dhe dorën lart, Rama u shpreh “Konferencën e fundvitit të ardhshëm, do ta kemi prapë bashkë këtu. Natyrsisht, mes meje, jush dhe kësaj që thash është edhe dikush tjetër. Kështu që të mos bëjmë sfida…”
Shefi i Qeverisë nuk kurseu as aleatët, kur tha se ata janë një “alternativë e ububueshme dhe e pamendueshme”.
“Për më tepër kush është alternativa?! Alternantiva është Zoti na ruajt. Ilir Meta, Sali Berisha, Monika, Lulzim Basha, Nard Ndoka, Fatmir Mediu. Kush janë?! Edhe shto ujë e shto miell deri te tymi i doganës. Është një alternativë e ububueshme. Imagjinoni që me këta të vazhdojë rindërtimi, të zhvillohen këto investime, të vazhdojë procesi i pastrimit të drejtësisë. Është e pamendueshme. Realisht, objektivisht e pamendueshme”, u shpreh Edi Rama, ndërsa për PS shtoi “Ajo që është objektive është që nuk ka asnjë alternativë përveç Partisë Socialiste.”


