• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APLIKON PËR KARTËN E ID/ Ministri Çuçi: kartën e re ID: Shpejtoni ta rinovoni, i vetmi mjet identifikimi për zgjedhësit më 25 prill
Home
Politikë

APLIKON PËR KARTËN E ID/ Ministri Çuçi: kartën e re ID: Shpejtoni ta rinovoni, i vetmi mjet identifikimi për zgjedhësit më 25 prill

28 December, 2020 s.autor Politikë

Për të përfituar gjithë shërbimet, si dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit çdo qytetar me të drejtë vote duhet të ketë një kartë identiteti të vlefshme.

Atyre që tashmë iu ka skaduar ky dokument duhet të nxitojnë të aplikojnë në zyrat e kompanisë koncesionare.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ishte sot në Njësinë 5 ku bëri aplikimin për rinovimin e dokumentit të tij të identifikimit. Ministri bëri thirrje për këdo që tashmë ka një ID të skaduar, t’i drejtohet zyrave të “Aleat”, të cilat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë deri më datë 25 prill.

“Përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që iu ka skaduar dokumenti i identitetit të shpejtojnë për të marrë dokumentin e ri. Karta e identitetit është çelësi kryesor që mundëson që shqiptarët të marrin dhjetëra shërbime online që ofrohen përmes portalit e-Albania. Këto shërbime përfitohen vetëm duke pasur një dokument identiteti të vlefshëm. Përveç kësaj dua t’ju bëj thirrje shqiptarëve që të aplikojnë për dokument identifikimi, nëse iu ka skaduar, sepse në zgjedhjet e 25 prillit ky dokument do të jetë i vetmi për identifikimin e zgjedhësve”, u shpreh ministri Çuçi.

Përsa iu përket shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, janë hapur 6 zyra të reja aplikimi pranë konsullatave tona në disa vende europiane, në mënyrë që ata të aplikojnë për rinovimin e kartës së identitetit. Aplikimin për kartë identiteti qytetarët mund ta bëjnë në çdo zyrë të kompanisë në Shqipëri pavarësisht zonës ku banojnë. Për të mos krijuar radhë nëpër zyra gjatë aplikimit, ju mund kryeni rezervim online në portalin e-Albania.

Me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që pajisen me kartë identiteti pas moshës 75 vjeç, nuk kanë më nevojë të rinovojnë sërish këtë dokument derisa të jenë në jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THERJA ME THIKË E TË RIUT NGA I ATI NË GREQI/ Flet e ëma: Në rrugë pash djalin e gjakosur...
Previous article AKUZOHET SE U KAP ME DROGË NË MAQEDONI/ Reagon Shpati: Jam në Tiranë për qejf, ju...

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT