• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANI SI NË FILMA/ Kapet në Peru me 72 kile kokainë, vlonjati i shumëkërkuar. DROGA futej… (DETAJE)
Home
Breaking News

PLANI SI NË FILMA/ Kapet në Peru me 72 kile kokainë, vlonjati i shumëkërkuar. DROGA futej… (DETAJE)

27 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një operacion spektakolar droge, i mirëmenduar në detaje dhe në dukje krejtësisht imagjinatë hollywood-iane, por me një fund “të hidhur”!

Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës ka deklaruar se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao. Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, për të hedhur në zbatim planin brilant, por përfunduan në prangat e policisë.

Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo. Teksa ata shkarkonin drogën, shtetasi shqiptar Auron Dule po i priste në një automjet. Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike!

Mediat e huaja deklarojnë se Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. Ata u larguan për në Spanjë në 4 mars të këtij viti. Në plan të parë dukej se kishin shkuar me pushime, por në të vërtetë ishin bërë pjesë e një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, saktësisht si të infiltruar, në dërgesën me kokainë në anijen Thomas C dhe në shkarkimin e saj në Avilés, një port i njohur për futjen e drogës që vjen nga Amerika e Jugut.

I arrestuari i tretë peruan, Luis Vasconsuelo Rodrigo, është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë. Policia e antidrogës dyshon se ai mund të jetë personi i ngarkuar me rekrutimin e zhytësve të Marinës për të futur drogë në anijet që udhëtojnë në portet e Evropës.

Luis Vasconsuelo u largua nga Peruja pak para bashkëpunëtorëve të tij Víctor Meneses dhe Edgard Sotomayor, saktësisht më 24 shkurt të këtij viti, duke u drejtuar për në Amsterdam, Holandë. Për shkak të disa udhëtimeve që Vasconsuelo ka bërë midis viteve 2018 dhe 2019 në Kolumbi, Meksikë, Brazil dhe Panama, autoritetet e antinarkotikëve nuk përjashtojnë mundësinë që roli i tij të ketë qenë si koordinator i disa dërgesave të kokainës në Evropë.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Projekti nisi në vitin 1993, "zemra" e parë artificiale miratohet për shitje në Francë
Previous article PANDEMIA NË SPANJË/ 96-vjeçarja merr vaksinën e parë kundër COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova Aktualitet

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT