• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA NË SPANJË/ 96-vjeçarja merr vaksinën e parë kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

PANDEMIA NË SPANJË/ 96-vjeçarja merr vaksinën e parë kundër COVID-19

27 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Araceli, një grua 96-vjeçare, qeshi pasi mori vaksinën e parë në Spanjë kundër COVID-19 në një shtëpi pleqsh në Guadalajara sot në mëngjes.

Ajo tha se thuajse nuk e ndjeu fare gjilpërën.

“Le të shohim nëse të gjithë sillen mirë dhe ne mund ta bëjmë këtë virus të zhduket”, tha Araceli.

Ajo është banorja më e vjetër e shtëpisë së pleqve në Los Olmos.

Disa minuta më vonë, Monica, një ndihmësinfermiere në qendër, mori të njëjtën vaksinë të Pfizer/BioNTech. Ajo tha se ishte e emocionuar, por tensioni i saj duket se ishte më shumë për shkak të dërgimit të një mesazhi të rëndësishëm në media sesa për shkak të gjilpërës.

“Ne duam që shumica e njerëzve të vaksinohen”, tha Monica.

“Shumë njerëz kanë vdekur dhe është turp që më shumë njerëz nuk kanë arritur të jetojnë që të vaksinohen”, shtoi ajo.

Ajo shpjegoi se si shtëpia e pleqve ka humbur disa njerëz nga COVID-19.

Gati 50.000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Spanjë në më pak se një vit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Spanja ka në plan të kryejë fazën e parë të vaksinimeve ndaj personave si Araceli dhe Monica, banorë dhe punëtorë të shtëpive të pleqve, si dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor të frontit të parë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.

Gjatë tre muajve të ardhshëm, në Spanjë pritet të arrijnë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech për rreth 2,3 milionë njerëz.

Spanja, me një popullsi prej 47 milionë banorësh, ka bërë porosi të mjaftueshme për të vaksinuar 80 milionë njerëz. Megjithatë, varet nga suksesi i pesë kompanive të tjera të vaksinave nëse do të arrijnë të gjitha ose jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI SI NË FILMA/ Kapet në Peru me 72 kile kokainë, vlonjati i shumëkërkuar. DROGA futej... (DETAJE)
Previous article FITORE SPEKTAKOLARE/ Partizani mposht me "POKER" Kukësin në "Elbasan Arena"

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT