• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI NISI SHERRI MASIV NGA RRJETET SOCIALE/ Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia për të rrahur shokun
Home
Aktualitet
Kronikë

SI NISI SHERRI MASIV NGA RRJETET SOCIALE/ Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia për të rrahur shokun

26 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Instagrami po kthehet në një mollë sherri për të rinjtë, që sapo shohin ndonjë reagim tek të afërmit e tyre, nuk tolerojnë dhe i futen debateve. Përleshja më e fundit me brisqe dhe thika ka ndodhur në zonën e Babrrusë raporton jo zyrtarisht policia për gazetën Si. Dhe pasi të dëmtuarit janë dërguar në spital për mjekim, agjentët janë befasuar kur secili nga të rinjtë tregoi se një fishkëllimë hap plagët e vjetra dhe nxjerr në shesh inatet e shkaktuara nga instagrami. “Është bërë njoftim në sallën operative nga shtetasit se në vendin e quajtur Babrru kishte një konflikt dhe se gjatë këtij konflikti kishte dhe persona të lënduar, të cilët pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca  dh më pas personat e dëmtuar janë dërguar në spitalin e traumës”, shkruan në raportin e ngjarjes oficeri i sallës operative.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Demokracia, në trotuarin përballë një laboratori analizash. nga marrja në pyetje e të dëmtuarve në spital ata rrëfejnë se grindja në instagram i kishte sjellë të gjitha.

F.L. i moshës 17 vjeç, nxënës në vitin e dytë në një shkollë te mesme tregon se së bashku me shokun e tij B.H po shkonin për kafe. Në këtë kohë kanë parë E.H. i cili ju ka fishkëllyer duke ju bërë shenjë të ndalonin. Të rinjtë ishin me biçikletë dhe inati i këtij të fundit nuk kishte rënë, pas sharjeve dhe ofendimeve në instagram. “Kur u afruam për tu sqaruar , ai tha mos u afroni se do ju … robt, në këtë moment E. nxori nga  xhepi një send duke goditur në krah.

Më pas shkoi dhe goditi dhe shokun. Kur ai iku me shpejtësi njoftova policinë”, rrëfen i dëmtuari. Kur oficeri e pyet a e njihte agresorin ai shpjegon “e njoh prej shtatë vitesh, ky person jeton në Greqi me prindërit. Mes nesh ndodhi një keqkuptim dhe sherr në instagram, dhe për këtë shkak ndodhi sulmi”.

Mes shumë personave të pyetur si dëshmitarë, përshkruhet edhe deklarata e të riut, edhe ai i moshës 17 vjeç. I dyshuar për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tij ai tregon se ishte i nevrikosur dhe se pala tjetër e provokoi.

“Isha kthyer një ditë më parë nga Greqia, njërin nga këta persona e njoh pasi e kam patur shok klase”, e nis mbrojtjen 17 vjeçari E.H. “Shkëmbyem debate në instagram me F. pasi më thoshte se kisha hedhur fjalë në rrjetin e tij instagram dhe këtu filluam të shaheshim. Pasi u ktheva nga Greqia po dilja nga berberi kur këta të dy më thirrën dhe më urdhëruan të ndaloja. Më qëlluan me grusht, u mundova të shkëputem, por ata më goditën prapë. Në këtë moment u nxeha, nuk u kontrollova dot dhe nxora një brisk dhe i qëllova. Pa e ditur ç’po bëja e lëviza majtas djathtas, u ndjeva i tronditur dhe s’di si e bëra atë veprim”, shton i riu. Por policia i ka kërkuar E.H se ku e kishte hedhur më pas mjetin prerës dhe ai deklaron “e flaka në lumë, isha duke vrapuar dhe diku e hodha, erdhi çdo gjë nga instagrami”, e mbyll deklaratën në polici adoleshenti./Gazeta Si

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT E FUNDVITIT/ 679 shqiptarë do i kalojnë në burgjet italiane, mes tyre 10 gra. Mbi 1300 të tjerë nën hetim
Previous article ORGANIZUAN FESTA PËR KRISHTLINDJE/ Gjobiten me nga 10 milionë lekë 3 lokale në Korçë që thyen protokollin anti-covid

Delo.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT