• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISH-I DËNUAR PËR VRASJE NË GREQI/ “Dorëzohet” vetëm pasi plagoset. Ç’ndodhi orët e arratisë me 45-vjeçarin që tmerroi Elbasanin
Home
Aktualitet
Kronikë

ISH-I DËNUAR PËR VRASJE NË GREQI/ “Dorëzohet” vetëm pasi plagoset. Ç’ndodhi orët e arratisë me 45-vjeçarin që tmerroi Elbasanin

26 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi me armë në drejtim të forcave të Policisë kur i shkuan për kontroll në banesë të enjten, u arrestua dje nga RENEA, pas një shkëmbimi zjarri, gjatë të cilit mbeti i plagosur.

Kavaja qëndroi më shumë se 12 orë në arrati dhe nuk pranoi të negociojë me familjarët e tij për t’u dorëzuar. Ka qenë vëllai i tij, i cili i ka kërkuar të dorëzohet, por Kavaja ka refuzuar deri mëngjesin e djeshëm. Ai u kap pas një shkëmbimi zjarri me Policinë ku si pasojë mbeti i plagosur. Burimet thanë dje se 45-vjeçari është dërguar në Spitalin e Kirurgjisë në Elbasan, ku po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagës që ka marrë në këmbë.

Mësohet se gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, Policia ka gjetur mijëra fishekë. Kjo ishte arsyeja pse Policia i shkoi dy ditë më parë për të ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, pasi kishte marrë informacion se ai dispononte armë pa leje dhe në këtë moment ai nisi të qëllonte drejt tyre. Për disa orë Kavaja u arratis drejt pyllit pranë fshatit Seltë. Policia rrethoi zonën, por ai mundi të mbyllej në banesë duke u “ngujuar” përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve, ai rezulton i dyshuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në shtetin grek, ndërsa është deportuar nga Anglia. Që prej asaj kohe ai ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i pamartuar dhe pa fëmijë.

NGJARJA

Incidenti i rëndë ndodhi të enjten në një fshat të thellë malor të Elbasanit, ku 45- vjeçari Kavaja ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të Policisë, që i shkuan për kontroll në banesë. Josif Kavaja menjëherë pas të shtënave ndaj Policisë është arratisur dhe bashkë me armën që mbante në dorë ka marrë ELBASAN Josif Kavaja, 45- vjeçari që qëlloi me armë në drejtim të forcave të Policisë kur i shkuan për kontroll në banesë të enjten, u arrestua dje nga RENEA, pas një shkëmbimi zjarri, gjatë të cilit mbeti i plagosur. drejtimin për nga një zonë e pyllëzuar, ku dhe ka humbur gjurmët. Ai ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës, pasi qëllonte herë pas here me armë në ajër dhe ata ndiheshin të rrezikuar. Policia i kishte shkuar në shtëpi për kontroll më herët, por nuk i kishte gjetur armë. Ndërsa të enjten, shërbimet e rendit i kanë shkuar sërish për kontroll, por kësaj here janë përballur me të shtënat. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

I dyshuari mësohet të jetë person me precedentë penalë dhe ishte i deportuar pak kohë më parë nga Anglia. Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty. Banorët e fshatit kanë deklaruar dje se ai ishte beqar dhe kishte probleme nervore.

Pas incidentit që ka zgjatur disa minuta, 45-vjeçari ka kërcënuar efektivët se nëse tentojnë të ndërhyjnë, ai do të qëllonte drejt tyre dhe do t’i vriste të gjithë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harxov” të fshatin Seltë, të Njësisë Administrative Zavalinë e Elbasanit. ARRESTIMI Policia e Shtetit njoftoi dje se në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi Josif Kavaja ndaj forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, që kishin shkuar në fshatin Seltë për kontroll banese me vendim Gjykate, pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se: “Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale RENEA.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J. K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk u është bindur thirrjeve të Policisë. Shtetasi J. K. në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave RENEA dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

Motra e 45-vjeçarit: Një bari i mori para borxh e nuk ia ktheu 

Motra e Josif Kavajës, 45- vjeçarit që mbeti i plagosur nga përplasja me armë me Policinë, ka folur dje për ngjarjen, ku u përfshi vëllai i saj. Në një intervistë dhënë për gazetarin e “Panorama.al”, e motra thotë se ai ka shfaqur disa herë shenja depresioni. Sipas saj, në zonën ku jetonte i vëllai shkonte një bari që i kishte marrë lekë borxh.

E pyetur për gjendjen e 45-vjeçarit, e motra thotë se: “Gjendja e tij, pak a shumë ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij”. Ndërsa mohon të ketë pasur probleme. Nga ana tjetër, ajo e pranon se që pasi është kthyer nga Anglia, ai ka shfaqur shenja depresioni. E pyetur në lidhje me informacionet që qarkullonin dje, për dhunë ndaj prindërve të tij, e motra e ka mohuar, duke thënë se ai s’ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj tyre.

“Ne nuk e dinim që ai kishte armë. Mesa kemi dëgjuar, një bari që shkon aty i ka marrë lekë borxh dhe nuk ia jepte. Kjo dyshohet ta ketë nxitur që ka shtënë me armë”, shprehet ajo duke shtuar se me aq sa ka dëgjuar, bariu dilte duke mbajtur me vete një çifte dhe ky fakt mund ta ketë acaruar vëllanë e saj. E motra tregon se kishte disa ditë, ajo dhe familjarët, që nuk kishin komunikuar me 45-vjeçarin, kjo edhe për arsye se ai nuk mbante telefon. Ndërsa konfirmoi faktin se ai jetonte i vetëm dhe se nuk ishte martuar asnjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBETI I PLAGOSUR NJË NATË MË PARË/ U paraqit në spitalin e Fierit me plagë në këmbë, niset drejt Tiranës efektivi i policisë
Previous article KORONAVIRUSI/ 5 raste të reja me COVID në Berat, mes tyre një mësuese dhe një infermiere

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT