• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THEU URDHËRIN E MBROJTJES DHE U KONFLIKTUA ME DJEMTË E MITUR TEK LIQENI ARTIFICIAL/ Arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Nën hetim vëllai i tij
Home
Breaking News

THEU URDHËRIN E MBROJTJES DHE U KONFLIKTUA ME DJEMTË E MITUR TEK LIQENI ARTIFICIAL/ Arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Nën hetim vëllai i tij

26 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar ish gjyqtarin Alaudin Malaj, 49 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Ky konflikt i ndodhur mesditën e të premtes në Tiranë ka çuar në pranga ish gjyqtarin dhe ish anëtarin e KLD Alaudin Malaj.

Policia thotë se Malaj ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për të mos ju afrua ish bashkëshortes dhe të përdor pronat e saj. Ndërsa shkak i konfliktit që ai pati me një prej djemve të tij ishte përdorimi i makinës së ish gruas të cilën gjyqtari e përdorte jashtë vullnetit të saj. Po ashtu në hetim është vendosur edhe vëllai i tij Agron Malaj, 42 vjeç, për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Malaj u shoqërua dje nga patrullat e komisariatit dy të cilat ndërhynë për të evituar agravimin e një konflikti familjar mes ish gjyqtarit dhe djemve të tij.

Gjatë ditës së djeshme Alaudin Malaj pati një konflikt me të birin për një makinë, e cila ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë. Në korrik të këtij viti, gjyqtari Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit teksa ende nuk kishte dalë në vetting.

Por në muajin nëntor ai i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut. Në letrën e dorëheqjes Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrirës së tij, ka qënë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHAMA TË THYER DHE SENJA PLUMBASH/ Dalin pamjet nga lokali i qëlluar me armë zjarri (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Baba Mondi: Sprova e COVID-19 tundi njerëzit, e gjithë kjo periudhë ka qenë e vështirë për të gjithë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT