Ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e syrit të policit Fatmir Allaraj që u godit me një send të mprehtë dhe u dërgua menjëherë në Turqi.
Ai është kthyer dhe së bashku me familjen dhe ministren e Shëndetësisë kanë zhvilluar një takim në kryeministri me Edi Ramën.
Kreu i Qeverisë tha se pasi u njoftua me rastin njoftoi direkt presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ai dha urdhër që të merren masa për transportin dhe operacionin e efektivit.
Fatmirësisht pas 6 orësh operacion të specializuar, Fatmir Allaraj mundet që të shohë përsëri nga të dy sytë.
Dialogu në Kryeministri
Babai: Ju falenderoj shumë.
Rama: Jo më ça faleminderit.
Babai: Mjeku turk ka thënë ka bërë të pamundurën unë u jam mirënjohës. Shtetit, mjekëve, ambasadës turke që i ka përshpejtuar procedurat. Keni bërë të pamundurën për djalin tim.
Rama: Atë natë isha i sigurt fola me presidentin Turk, ai menjëherë dha urdhër, se ajo që shepsh herë nuk duan të kuptojnë njerëzit është se spitali jonë ka bërë fazën e parë që është shpëtimi nga rreziku i humbjes së fazës së syrit. Dhe në Turqi i marrin mjekët nga vende të tjera edhe pse ka super mjekë atje. Mjekët kishin shqetësimin që të mos kishte rrezik transporti. Hemoragjia etj. Ndërkohë që e ka ndjekur ministria hap pas hapi. Dhe ne e këmi marrë këtë opinion, nëse s’do ishte bërë faza e parë me këtë profesionalizëm, do ishte e vështirë. Mjekët thonë ne kemi arritur sukses, është shpëtuar korneja e syrit që është më e rëndësishmja.
Babai: Ajo që ka qenë e mundur me vështirësi që e keni bo, e keni bo. Unë e kam pasur shpresën më të madhe në Turqi se përveçse janë profesionistë janë dhe punëtorë.
Rama: Mjekët e thanë që kjo është një ndërhyrje që bëhet në shumë pak vende të botës. Jo në çdo spital, në spitale të specializuar. E rëndësishme është që ka dal me sukses.
Babai: Atje ka qenë vetë ambasadori shqiptar.
Rama: Ne jemi munduar, por mundin më të madh e ka kalu ky. Unë kam përgatit diçka për ju me ju uru festat. Unë hallin e madh e kam pas për prindërit e tu se kanë qenë shumë të shqetësuar.


