Deputeti i PS, Alket Hyseni e ka cilësuar si premtim të mbajtur reformën e pronës e cila filloi pikërisht 4 vite më parë.
Hyseni thotë se për procesin pati shumë skepticizëm, por në fund grupi i vogël i profesionistëve ja doli me mbështetjen e Ramës e përfundoi dhe tashmë shënohet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për zgjidhjen e proceseve kalimtare të pronësisë, shpërndarjen e certifikatave të pronësisë në fshatrat e bregdetit.
Ai thekson se ky proces tashmë garanton zgjidhjen e problematikave të pronësisë në 30 vite dhe regjistrimin e tapisë të fundit për ccdo qytetar në Vlorë, Himarë e Shqipëri.


