• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PARA NË RAJON/ Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID, mes tyre edhe Brnabiç dhe e besuara e saj
Home
Rajon

E PARA NË RAJON/ Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID, mes tyre edhe Brnabiç dhe e besuara e saj

24 December, 2020 s.autor Rajon

Serbia do të nisë sot vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç do të jetë në mesin e personave të parë që do të marrë dy dozat e vaksinës, me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, ka thënë Qeveria serbe.

Mes tyre është edhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç që të dyja së bashku do të marrin dozën e parë në një prej spitaleve të kryeqytetit.

Serbia ka pranuar rreth 5,000 doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit nëpër shtëpi kujdesi.

“Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz, më shumë se 80 për qind e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, ka thënë ai.

Mirsad Gjerllek, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me dozat tjera të vaksinës, që pritet të arrijnë në javët e ardhshme, do të vaksinohen punëtorët e kujdesit shëndetësor.

Ai ka thënë se 80,000 doza duhet të shkojnë në Serbi për çdo muaj, apo mjaftueshëm për 40,000 persona, meqë duhet marrë dy doza brenda disa ditëve.

Ndonëse Serbia nuk ka miratuar ende përdorimin e vaksinave, ky shtet pritet të përdorë edhe vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit, Sputnik V dhe atë të Kinës, Sinopharm për të siguruar më shumë doza për popullatën me 7 milionë banorë.

Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech është miratuar në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada dhe Izrael.

Përdorimi i saj pritet të nisë edhe në Bashkimin Evropian më 27 dhjetor.

Autoritetet serbe deri më tani kanë regjistruar më shumë se 300,000 persona të infektuar dhe 2,800 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

g.kosovari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I FTUAR SOT TE BLENDI FEVZIU/ Rama poston FOTOT: Intervista e parë paqësore, qysh nga shekulli i kaluar
Previous article COVID-19/ Kjo është lista zyrtare e SIMPTOMAVE nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT