• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRIMI I ÇIFTIT SHQIPTAR PASHO/ Detajet shokuese: Gruaja doli me disa qese që rridhnin…
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRIMI I ÇIFTIT SHQIPTAR PASHO/ Detajet shokuese: Gruaja doli me disa qese që rridhnin…

23 December, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mediet italiane zbardhin të tjera detaje të rënda për ngjarjen e tmerrshme të zbuluar pak ditë më parë, ku u gjetën të vrarë e të copëtuar brenda disa valixheve çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Fqinjët kanë publikuar së fundi dëshminë tronditëse të fqinjëve të çiftit Pasho, një ditë pas arrestimit të ish të dashurës së djalit të tyre, Taulantit, Elona Kaleshi.

Komshinjtë kanë konfirmuar se apartamenti ku ka qëndruar me qira ish e dashura e Taulant Pashos është dhe vendi ku janë ekzekutuar çifti i bashkëshortëve.

Një nga banorët e pallatit është shprehur se një ditë në mëngjes ai është ndeshur në shkallë me një grua që dyshohet se ishte Elona e cila mbante qese në dorë dhe era që vinte ishte shumë e keqe. Ai ndër të tjera ka thënë se nga qeset rridhte një substancë që mbante dhe aromë të keqe.

 

Në atë moment fqinji e ka pyetur se çfarë ke në qese apo mos ke ndonjë person të vdekur? Ndërsa ajo i është përgjigjur se ka verë të prishur dhe pse fqinji ka insistuar se ajo ishte aromë që vjen nga ndonjë mish i kalbur, por në këtë moment ai thekson se nuk ka marrë më përgjigje dhe ajo është larguar e mërzitur.

Ndërkohë karabinerët bëjnë me dije se gruaja që ka parë banori i të njëjtit pallat është Elona Kalosha dhe mbetjet që vinin aromë të keqe ishin mbetjet e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho , 54 dhe 52, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.

Prindërit e Taulantit kishin shkuar në këtë zonë për të pritur të birin e tyre që do të dilte nga burgu, ndërkohë duket se Elona e ka pasur gjithçka të planifikuar, dhe motivi i kësaj ngjarje makabre duket se kanë qenë shumë prej 40-50 mijë eurosh që mbanin prindërit e ish të dashurit të saj.

Ndërkohë pas krimit të rëndë ish e dashura e 36 vjeçarit është përpjekur që ta fshehë ngjarjen dhe të krijojë alibi se nuk ka qenë ajo personi i fundit që e ka parë çiftin Pasho dhe duke mos dhënë një adresë të saktë për vend ndodhjen e apartamentit.

Ka qenë reagimi i vajzës së çiftit Vittorias e cila thekson se ishte në dijeni se ish e dashura e vëllait kishte dhe një marrëdhënie me një burrë të martuar.

Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan dhe u futë në 4 valixhe. Nga hetimet rezulton se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Capture
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERENATË ME NOTA HUMORI/ Rezarta tregon ç'ndodh brenda familjes së Amit dhe Ermalit (FOTO+VIDEO)
Previous article POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E EGJIPTIANIT LARG ANGLISË/ Carragher: Salah? E ka humbur trenin tashmë…

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT