• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPITALI I RI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME/ Manastirliu: Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë, punimet priten të përfundojnë…
Home
Sociale

SPITALI I RI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME/ Manastirliu: Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë, punimet priten të përfundojnë…

23 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku puna nuk ka ndalur megjithë situatën e vështirë të pandemisë. “Jam e kënaqur që ja arritëm që, në finalizim të vitit 2020, pavarësisht gjithë situatës që kemi kaluar, qoftë në fillim me tërmetin dhe më pas me pandeminë, të ecnim sipas ritmeve të parashikuara për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme. Një investim i qeverisë shqiptare, i cili do të përmirësojë radikalisht një prej shërbimeve më të rëndësishme në QSUT, që është tërësia e specialiteteve të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të punimeve, Manastirliu tha se do të jetë risi krijimi i një spitali ditor, duke lehtësuar shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët.
“Ajo çfarë do jetë risia në organizmin e këtij spitali, është se spitali ditor do të përqëndrohet në strukturën aktuale ku është sot urgjenca, që do të bëjnë një qarkullim më të shpejtë të shtratit, duke mos patur pacientë që qëndrojnë me ditë për të marrë një shërbim por për të përdorur më më efiçencë gjithë shtretërit e vënë në dispozicion. Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë dhe do të ndryshojnë tërësisht nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, shërbimeve më të rëndësishme të spitalit që janë ato të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu. Ndërtimi i spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme është një investim i qeverisë shqiptare nga i cili do të përfitojnë 109 mijë pacientë. Punimet e spitalit pritet të përfundojnë në vitin 2021 dhe do të pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM KRENAR QË E BËRA..."/ Pasi u ktitikua për veshjen, kërcënohet me jetë këngëtari që performoi në "Festivalin e Këngës"
Previous article SITUATA E RËNDUAR E COVID-19 NË GJERMANI/ Regjistrohen 962 vdekje, ja sa raste të reja janë raportuar brenda 24 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT