Tre oficerë policie janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore.
Sipas kanalit francez të lajmeve BFMTV, ekipi po i përgjigjej një raporti të dhunës në familje në një shtëpi afër Puy-de-Dome kur sulmuesi hapi zjarr.
Kryebashkiaku i qytetit, Francois Chautard tha se oficerët u qëlluan nga një burrë kur mbërritën. Incidenti është ende në hetim, por një grua që ishte brenda në shtëpi tha se ishte e sigurt.
Gruaja dyshohet se ishte strehuar në çatinë e një shtëpie, e cila po digjej. Ndërsa oficerët e policisë iu afruan shtëpisë, ata u qëlluan nga i dyshuari 48-vjeçar mashkull, njoftoi BFM TV. Një oficer vdiq nga plagët në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër u plagos në kofshë dhe u transportua në spital.
Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes, duke vënë flakët nën kontroll.


