Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht 13 persona nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin.
Mes viktimave ishte edhe një 33 vjeçare nga qyteti i Kukësit, e cila sipas ministrisë kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërkohë viktimat e tjera ishin: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra.
Ajo që vihet re në 24 orët e fundit është numri i ulët i infektimeve në krahasim me ditët e tjera, pasi 389 qytetarë rezultuan pozitiv në testet për COVID-19.


