• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASAT E REJA SOLLËN RËNIE TË RASTEVE”/ Rakacolli: Njerëzit shkojnë në spital në gjendje të rënduar. Ruhuni nga…
Home
Sociale

“MASAT E REJA SOLLËN RËNIE TË RASTEVE”/ Rakacolli: Njerëzit shkojnë në spital në gjendje të rënduar. Ruhuni nga…

22 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në ABC se jemi ende shumë larg imunitetit të tufës, por megjithatë theksoi se masat shtrënguese të vendosura disa javë më parë po japin efektet e para.

“Jemi akoma larg imunitetit të tufës. Një javë është pak për të thënë që do të vazhdojë kështu por mendohet se është efikasiteti i masave që i morën tre katër javë përpara. Dihet që efekti i masave nuk duket menjëherë”, u shpreh Rakacolli.

Ajo deklaroi se numri i testimeve nuk është ulur por sipas saj duke qenë se kemi më pak raste, ulen edhe të dyshuarit për COVID që kanë nevojë t’i nënshtrohen testit.

“Kjo tendencë, ka të bëjë jo vetëm me uljen e numrit të rasteve por edhe uljen e shtrimeve në spitale, rënie pozitiviteti. Nuk është shumë e lartë. Rastet janë raste të rënda. Njerëzit shkojnë në spital në gjendje të rënduar edhe pse kemi thënë që shërbimi në spital është shumë e mirë. Numri i testimeve nuk është ulur sepse kemi rritur testimet e shpejta. Ato jepen më vete“, tha ajo.

Rakacolli u shpreh se Shqipëria ka marrë masat e para. Rakacolli kërkoi që qytetarët të ruhen nga njerëzit që vijnë nga Britania. Por a ka mundësi që varianti i ri i virusit të ketë ardhur në Shqipëri? Zv/ ministrja tha se është ende herët për të folur për këtë.

“Në pjesën jugore të Anglisë qarkullon një virus më infektues se virusi i mëparshëm. Raste të tilla thuhet se mund të ketë edhe në Holandë dhe Danimarkë, dhe është gjetur një rast i vetëm në Australi. Lëvizja e njerëzve e transmeton dhe në kohë festash ka më shumë lëvizje, kjo është arsyeja që shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë ndaluan, të thuash ka ardhur në Shqipëri apo jo është shumë herët.

Duhet parë si do të shkojë trendi, nëse do të ketë rritje duhet të bëhen sekuencat. Ne kemi laboratorin e referencës që ndodhet në Londër, për ta çuar atje, dhe në Berlin, nëse do të kemi dyshime, patjetër që do ta bëjmë. Por kjo nga ana praktike e të sjellurit, duhet të ruhemi nga udhëtarë që vijnë nga Britania. Nuk e dimë nëse ka mbërritur në Itali, shpesh flitet shumë, edhe në mënyrë të papërgjegjshme. Krahas ndërprerjes së fluturimeve në Angli kemi vendosur karantinimin për ata që që vijnë në kufirin shqiptar, por që si pikënisje kanë pasur Britaninë e Madhe”, tha ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RËNDËSI KA REZULTATI QË KEMI NË FUND"/ Balluku i kthehet opozitës: Ata i shpëndanin patentat në kioska
Previous article SITUATA E COVID-19/ Mbërrin ngarkesa e parë e vaksinave “Pfizer” në Serbi (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT