Gjykata Administrative rrëzon padinë Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen, raporton gazetari Arsen Rusta.
Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t’i urdhëronte këto dy institucione t’i pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.
Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit te vendimit dhe nëse rrëzohet edhe ne Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë si miku i tij Harun Celik.


