• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KA VIRUS TË RI”/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Vaksinat, funksionale për të gjitha nënllojet e Covid-19
Home
Sociale

“NUK KA VIRUS TË RI”/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Vaksinat, funksionale për të gjitha nënllojet e Covid-19

22 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Nuk ka virus të ri, janë variacione gjenetike. Vaksinat janë funksionale për të gjitha nënllojet”. Kështu është shprehur në studion e Dita Jonë mjekja Aurora Dollenberg në një lidhje direkte nga Gjermania. Sipas saj mutacioni i virusit i shfaqur në Angli ëhstë pjesë e evolucionit gjenetik të pandemisë.

“Është pjesë e evolucionit gjenetik të një pandemie që i njëjti virus të ketë ndryshime të vogla brenda të njëjtin lloj. Mutacioni është pjesë e natyrshme e një infeksioni pandemik, është variant i të njëjti lloj. Duke qenë se cdo popull ka bankën e vet gjenetike çdo popull reagon në mënyra të ndryshme ndaj infeksionit. Strategjitë janë një aspekt për ta kontrolluar por edhe ndjeshmëria gjenetike është e pavarur dhe pakontrollueshme nga njeriu. Shumë individë kanë ndërvepruar me këtë gjen dhe ky virus shfaqi një variant tjetër të tij. E njëjta vaksinë po jepet edhe për këtë variant të ri të Covid. Për biologët është një evolucion i koronavirusit”- theksoi mjekja.

E pyetur për situatën nga pandemia në Gjermani, ajo tha se vendimi për t’u mbyllur është për të mbrojtur rezervat spitalore.

“Prej javësh kemi pasur numër stabël të të infektuarve edhe pse në total kemi rritje të infeksioneve të reja krahasuar me vjeshtën. Numri i vdekjeve spitalore ka qenë më i rritur. Ky vendim i Gjermanisë për ta mbyllur është profilaktik, se nuk duhet të kalojmë te rezervat spitalore që kemi.

Është ndaluar që më shumë se një familje të festojë së bashku dhe revolta e popullatës ndaj këtyre masave ka qenë e vogël”.

Mjekja Dollenberg konfirmoi se nga 1 janari do të nisë edhe fushata e vaksinimit në Gjermani, për 30 % të popullatës, ku përparësi do të kenë më të rrezikuarit nga Covid-19.

“Që prej 1 janarit 2021 do të nisë vaksinimi masiv në Gjermani, Gjermania disponon 30 mln doza mund të arrijmë të vaksinojmë 30% të popullatës. Qëllimi është që të vaksinohen ata pacientë që kanë nevojë urgjente për mbrojtje. Ky është plani që të fillojmë që nga 1 janari”.

Ajo apeloi qytetarët që më mirë të sakrifikojnë festat, pasi është mënyra më e shëndetshme për të treguar dashurinë tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LLOJI I RI I COVID-19/ Britania e Madhe dhe Franca bëjnë gati planin për rihapjen e kufirit
Previous article RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS NË KAMËZ/ Rinisin kërkimet për të gjetur trupin e tij (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT