• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Kujdes pjatat, mos helmon fëmijët”/ 45-vjeçari zbulon sms e vjehrrit në telefonin e gruas
Home
Sociale

“Kujdes pjatat, mos helmon fëmijët”/ 45-vjeçari zbulon sms e vjehrrit në telefonin e gruas

4 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

B. Dafku është 45 vjeç me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, por banues prej vitesh në Tiranë ka zgjedhur sot emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 për të rrëfyer historinë e jetës së tij, martesës që nisi me mashtrim siç pretendon ai, e po shkon drejt divorcit.

Ai u martua para 13 vitesh (në 2005) me Feride Shehaj dhe kjo po me origjinë nga veriu.

Ata sollën në jetë tre fëmijë. Dy djem të moshës 13 vjeç dhe 11 vjeç si dhe vajzën që është aktualisht 8 vjeç. Në tre vitet e para të martesës gjithçka shkonte shumë mirë, derisa një ditë B. mësoi se gruaja e tij vuante nga shëndeti mendor. Ajo ishte e diagnostifikur që në adoleshencë me skizofreni kronike, por familja e saj nuk i kishte treguar të shoqit.

Ky i fundit vendosi ta pranojë fatin që i ra dhe vazhdoi jetesën me gruan. Sipas tij, vjehrri Emin Shehu ndërhynte shumë në familjen e tyre. “Kur e kapnin krizat shkonte tek babai dhe i thoshte se kam ushtruar unë dhunë. Vjehrri më ka denoncuar dy herë në polici për dhunë në familje”,- thotë zoti B., raporton “BalkanWeb”.

Hera e parë ishte në 2015, ku ai kreu dhe 8 muaj burg. Sapo doli nga burgu, qëndroi 1 muaj e gjysmë dhe sërish vjehrri e denoncoi e pas atij momenti u dënua me 7 muaj të tjerë burg. Ai tregon se është i pafajshëm dhe se s’ka kryer dhunë në familje, pasi ka dëshmitar fëmijët.

Skandali i gjithë kësaj historie qëndron tek fakti se B. me të dalë nga burgu ka zbuluar disa mesazhe në telefonin e gruas, ku vjehrri e mësonte të bijën se si ta helmonte.

“Futja B. fostoksinën, kujdes pjatat se mos ia hedh kalamajve lexoje dhe fshiji kartat”,- shkruante vjehrri tregon ai live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”.

“Vjehrri ka kërcënuar djalin 13-vjeçar që ai të pranojë që mesazhet ia ka dërguar ai nënës dhe jo gjyshi”,- shprehet B.

Prej tetë muajsh bashkëshortja e tij është larguar në shtëpinë e prindërve, ndërsa ka nisur edhe procesi i divorcit. Përkohësisht, gjykata dy djemtë i ka lënë tek i ati, ndërsa vajzën tek nëna.
45 vjeçari kërkon që pas divorcit, tre fëmijët të jetojnë me të, pasi nëna nuk është e aftë mendërisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet në fushë 38-vjeç, ylli uruguajan firmos kontratë profesionale
Previous article Zidane flet për të ardhmen në Madrid, ja çfarë thotë tekniku francez

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT