Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një grua ka rënë nga shkëmbi teksa shkoi të pozonte pranë tij.
Rosy Loomba, 38 vjeç ishte me burrin e saj dhe fëmijën kur ka ndodhur aksidenti në ‘Grampian’ Park Kombëtar.
Policia tha se 38-vjeçarja kishte injoruar shenjat që palajmëronin për rrezikun tek shkëmbi. Ajo kaloi tabelën ku paralajmërohej rreziku dhe shkoi tek shkëmbi për të pozuar, më pas ka rrëshqitur në një lartësi 80 metra, duke humbur jetën në vend.
Dëshmitarët dëgjuan 38-vjeçaren duke bërtitur, por nuk mund ta ndihmonin.


