Tragjik ka rezultuar fati i një të riu shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident në Rumani. 20-vjeçari nga komuna e Gjakovës e ka humbur teksa kthehej për festat e fundvitit në shtëpinë e tij.
Bëhet fjalë për Enis Latifin. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e tij, përmes një postimi në ‘Facebook’.


