• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MBI BAZËN E I NTERESAVE…”/ Erdogan ndryshon mendim: Të hapim një faqe të re në marrëdhëniet me BE
Home
Nderkombetare

“MBI BAZËN E I NTERESAVE…”/ Erdogan ndryshon mendim: Të hapim një faqe të re në marrëdhëniet me BE

20 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh qartë në një videokonferencë të zhvilluar të premten me kancelaren gjermane, Angela Merkel, se Turqia dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me BE, kanë bërë të agjencitë e lajmeve. „Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE”, citon agjencia gjerman e lajmeve dpa, një njoftim të direktoratit turk të komunikimit. Përtej kësaj, Erdogan falënderoi Merkelin për përpjekjet e saj për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE dhe lëvdoi zhvillimet pozitive në samitin e fundit të BE.

Dalje nga “rrethi vicioz”

Erdogan shprehu shpresën edhe në një telefonatë me kreun e Këshillit të BE, Charles Michel të martën, se BE do të marrë një qëndrim konstruktiv kundrejt vendit të tij dhe shpreson për bisedime të reja me BE „mbi bazën e interesave të përbashkëta”. Marrëdhëniet duhet të lirohen nga „rrethi vicioz” aktual, ka thënë Erdogan.

Megjithë konfrontimin, krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e tyre në Bruksel më 11 dhjetor hoqën dorë nga sanksionet e ashpra për Turqinë dhe hapën rrugën vetëm për masa të reja ndëshkuese ndaj personave dhe sipërmarrjeve të caktuara. Sanksionet do të godasin pjesëmarrës të tjerë në kërkimet e konstestuara turke për gaz në Egje. BE nuk vendosi sanksione kundër degëve të caktuara të ekonomisë apo embargo të armëve. Megjithatë vendosja e sanksioneve më të ashpra nuk është hequr plotësisht nga axhenda.

Turqia kritikohet sidomos për kërkimet e saj për gaz në hapësirat detare para Qipros dhe para ishujve grekë. Po ashtu të papranueshme konsiderohen provokimet në konfliktin për ndarjen e Qipros dhe shkeljet e embargos së armëve kundër Libisë si edhe përzierja në konfliktin e Nagorni Karabakut./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Biden nesër do të vaksinohet kundër Covid-19 së bashku me bashkëshorten
Previous article DOLI NGA "PËR'PUTHEN" E LIDHUR ME GERIN/ Ina Kollçaku zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes: Kishim...

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT