• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Shkon mbi 75 milionë numri i rasteve të reja në botë
Home
Nderkombetare

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Shkon mbi 75 milionë numri i rasteve të reja në botë

20 December, 2020 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Që në shfaqjen e tij, koronavirusi ka prekur deri tani mbi 75 milionë vetë në shkallë globale dhe ka shkaktuar më shumë se 1 milion e 677 mijë të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë për nga numri i të infektuarve dhe viktimave, me afro 17.5 milionë të diagnostikuar me koronavirus dhe mbi 313 mijë të vdekur, pasuar nga India dhe Brazili.

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për një periudhë të rëndë që do të vazhdojë edhe në tre mujorin e vitit të ardhshëm, autoritetet kanë reaguar duke forcuar masat e izolimit.

Dje në kryeqytetin e vendit, Uashington, kryetarja e bashkisë njoftoi pezullimin e aktiviteteve publike deri më 15 janar dhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 mars 2021. Masa to forta izolimi janë në zbatim edhe në Kaliforni, Karolinën e Veriut dhe në Ohajo ku janë në zbatim urdhëra për kufizimin e lëvizjes, ndërsa në një numër shtetesh të tjera është kufizuar aktiviteti i biznesit, sidomos puna e restoranteve dhe lokaleve të tjera të shërbimit ushqimor dhe argëtimit.

Masa merren ndërkohë që shumë komunitete kanë regjistruar rritje të shtrimeve në spital deri në një masë kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në disa zona të Amerikës së Veriut pandemia nuk e kapërceu asnjëherë fazën e parë kritike. Sipas zyrtarit të kësaj organizate për programin e emergjencave, Michael Ryan, në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë virusi u vu disi nën kontroll për pak kohë, por infeksionet u shtuan përsëri më vonë.

Në ditët në vazhdim, ndërsa në një pjesë të madhe të botës fillojnë përgatitjet për festat e fundvitit, autoritetet po bëjnë thirrje për shmangien e grumbullimeve familjare që mund të shtojnë rrezikun e infektimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI MAMA E VET..."/ Besniku poston foton e veçantë t vajzës, ja çfarë thotë Jonida Vokshi
Previous article SHKELI ORËN POLICORE/ Gjobitet ministri i drejtësisë në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT