• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të ecësh në rrugën e humbjes, për të mbërritur tek fitorja!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të ecësh në rrugën e humbjes, për të mbërritur tek fitorja!

19 December, 2020 Redaktor1 OP-ED

Kushdo që ka ndjekur zhvillimet e fundit, ka kuptuar se opozita jonë nuk ka mësuar asgjë, nga humbja e përfaqësimit të saj në pushtetin lokal pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga dështimi më i madh politik, që një grupim politik dhe opozitar, ka pësuar në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Mjafton të shihni sesi po vijojnë të ecin në të njëjtën rrugë, me të njëjtat mjete, e duke përdorur të njëtat metoda edhe para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 për të kuptuar se edhe këtë radhë, dështimin e kanë të sigurtë. Për një arsye fare të thjeshtë: Vetëm PD e LSI pret të mari një rezultat të ndryshëm elektoral, duke vijuar me të njëjtat mënyra humbëse, të të bërit opozitë.

“Revolucion molotovësht” tentuan që të bëjnë përpara zgjedhjeve të 2019, “revolucion gurësh” tentuan që të bënin tani, përpara zgjedhjeve të pranverës së ardhshme. Atëherë si sebep për këtë, shpikën djegien e mandateve të deputetëve të tyre, ndërsa këtë radhë u fshehën pas vdekjes tragjike të një 25 vjeçari në Laprakë.

Në emër të sovranit folën herën e parë, kur thanë se iu përgjigjën thirrjes së tij për të ikur nga Parlamenti, në emër të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve “të revoltuar” folën këtë radhë.

Ish drejtorë e ish zyrtarë nxorrën në rrugë herën e parë, duke dashur që ta shesin këtë si revolucion popullor. Njerëz të paguar nxorën këtë radhë, derisa Ambasadorja e SHBA ua tha të vërtetën në sy.

Udhëheqësit e opozitës sonë nuk bënë fushatë elektorale, as përpara zgjedhjeve lokale të 2015, sepse tentuan që të bllokojnë reformën e ndarjes administrative-territoriale, duke e bojktuar atë. E në fund, humbën.

Nuk bënë fushatë elektorale as në vitin 2017, sepse e zëvendësuan atë me ngujimin e Lulzim Bashës në çadrën e “Republikës së Re” në bulevard. E në fund, sërisht humbën.

Nuk bënë fushatë elektorale as përpara zgjedhjeve të 2019, por tentuan që ta shndërronin atë në një “revolucion” fals, duke besuar se do ta detyronin mazhorancën përmes qasjes “in extremis” të ulej për një pazar politik e ta fitonin pushtetin në tavolinë. E në fund, i humbën të gjitha.

Nuk po bëjnë fushatë elektorale, as tani, për zgjedhjet e radhës. Nuk kanë asnjë program alternativ qeverisës, nuk kanë platformë që do ti bëntë shqiptarët ta përqafonin, për të realizuar rrotacionin e pushtetit me votë. Kanë vetëm “revolucionin” si ofertë dhe intrumentat e saj; intrigën, gënjeshtrën, mashtrimin, fake news-in, polarizmin e situatës, propogandën, kërcënimet, frikën dhe tentativat për destabilizimin e jetës së vendit.

Janë të njëjtët protagonist; Ilir Meta e Sali Berisha që e drejtojnë “de facto” në prapaskenë opozitën tone, në të gjitha veprimet që ajo bën. Janë po të njëjtët; Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi që e drejtojnë atë “de jure”, publikisht.

Shqiptarët janë sërisht përpara të njëjtës alternativë: Votoni për Kryetarin e PD, që të drejtojë sërisht ish Kryetari i saj. Votoni për Lulzim Bashën Kryeministër, që të drejtojë ish Kryeministri Sali Berisha. Votoni për Kryetaren e LSI, që të drejtojë ish Kryetari i saj. Votoni Monika Kryemadhin për tu rikthyer në pushtet, që të drejtojë në realitet Ilir Meta.

Nuk keni për të patur as deri ditën e zgjedhjeve asnjë slogan politik, asnjë kauzë të vërtetë opozitare, asnjë program qeverisës nga lidershipi i opozitës sonë. Po bëjnë të njëjtën gjë si edhe përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar. Por janë duke pritur çuditërisht, një rezultat të kundërt nga ai i 2019, pas zgjedhjeve të 2021.

Duan të fitojnë me çdo mënyrë, me çdo mjet dhe rrugë tjetër, përveçse jo përmes procesit elektoral që finalizohet përmes votës së qytetarëve! A është e mundur kjo? Kanë dështuar çdoherë deri më sot, ndaj Zoti qoftë me ta, në të ardhmen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARMA-JUVENTUS/ Ndizet sfida me Kulusevski-CR7, realizojnë 2 gola në 3 minuta (VIDEO)
Previous article EKZEKUTIMI NË SPANJË/ Po darkonte me të dashurën, shqiptari u QËLLUA me 5 plumba në... (DETAJET)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT