• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI NË PIKËN VENDIMTARE…”/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Ja kur duhen përdorur antibiotikët për pacientët me COVID-19
Home
Sociale

“JEMI NË PIKËN VENDIMTARE…”/ Mjekja shqiptare në Gjermani: Ja kur duhen përdorur antibiotikët për pacientët me COVID-19

19 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ishte sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24.

Dollenberg foli për një studim të fundit që mjekët në të gjithë Europën kishin bërë mbi kohën se kur pacientët me Covid 19 duhet të merrnin antibiotikë dhe kortizonikë.

Të dhënat e studimit ajo i ndau edhe me publikun shqiptar, por tha gjithashtu se do të rekomandonte që edhe mjekët shqiptarë t’i zbatonin ato.

Sipas saj, një i sëmurë me Covid 19 nuk duhet të marrë antibiotik para ditës së 7 të infektimit dhe asnjëherë nëse temperatura e tij nuk është më e lartë se 38.5 gradë celsius.

“Protokollet nga shteti në shtet të ndryshme. Sa i përket hapave që ndiqen në trajtimin e pacientëve me Covid, ka shtete që japin kortizonin direkt, ka të tjera që thonë të presësh deri në 3 ditë para se ta japësh. Ne i kemi shqyrtuar të gjitha rastet dhe kemi vendosur se cili do jetë hapi më i rëndësishëm. Gabim është dhënia e antibiotikëve më të fortë dhe dhënia në kohën jo të duhur, hapat e nxituara i kemi identifikuar në këtë protokoll. Do të donim t’ua përcjellim kolegëve tanë në Shqipëri qoftë për mjekët në spitalet covid, por edhe për mjekët e familjes.

Antibiotikun nuk e japim që në fillim edhe kur s’ka pasur covid. Duhet pritur një javë dhe poshtë 38,5 nuk mund të jepet kurrësesi. Nëse pacienti në vend që të përmirësohet, përkeqësohet e japim pas ditës së 7”,- tha ajo.

Sa për situatën globale me Covid, mjekja u shpreh se në mes të vitit 2021 ka shumë gjasa që Covid të jetë mundur nga vaksinat.

“Mendoj që jemi në një pikë vendimtare dhe shpresëdhënëse, një pikë kthese pasi jemi në prag të vaksinimit të popullsisë. Vaksina me efektshmëri mbi 75% do na japë një perspektivë që kjo pandemi në mesin e 2021 të quhet e kaluar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DO TA NJOH KOSOVËN..."/ Pas deklaratës së Vuçiç reagon Ministrja e Jashtme e Kosovës
Previous article TENSIONE TEK PARTIZANI/ Trajneri Daja merr vendimin e papritur para ndeshjes me Bylisin

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT