• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGON PAS DENONCIMIT TË PD-SË/ Policia e Bulqizës sqaron ngjarjen: I riu kanosi efektivët, i shkaktoi dëmtime fizike njërit
Home
Aktualitet
Kronikë

REAGON PAS DENONCIMIT TË PD-SË/ Policia e Bulqizës sqaron ngjarjen: I riu kanosi efektivët, i shkaktoi dëmtime fizike njërit

19 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Bulqizës reagon pas denoncimit të Partisë Demokratike se një i ri është dhunuar nga efektivët brenda komisariatit të këtij qyteti.

Policia sqaron se i riu R. P. është shoqëruar në komisariat, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete, por gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se është ushtruar dhunë nga Policia ndaj një shtetasi që ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, sqarojmë opinionin publik se :

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes të datës 17.12.2020, kanë ngritur një pikë kontrolli dhe kanë ndaluar për verifikim një automjet ku udhëtonin tre shtetas, të cilët nuk dispononin mjete identifikimi me vete dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tyre në Komisariatin e Policisë.

Shtetasi R. P., gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes), për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës”.
Në lidhje me pretendimin se është ushtruar dhunë sqarojmë opinionin publik se në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë nga punonjësit e policisë ndaj personit të arrestuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES SË PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR BIDEN/ Vuçiç: Deri më 2022 s'ka njohje të Kosovës, pastaj vendos populli
Previous article IU BASHKUA ISIS-IT KUR ISHTE 15 VJEÇE/ Ja vendimi që ka marrë gjykata zvicerane për vajzën me origjinë shqiptare

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT