• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IU BASHKUA ISIS-IT KUR ISHTE 15 VJEÇE/ Ja vendimi që ka marrë gjykata zvicerane për vajzën me origjinë shqiptare
Home
Rajon

IU BASHKUA ISIS-IT KUR ISHTE 15 VJEÇE/ Ja vendimi që ka marrë gjykata zvicerane për vajzën me origjinë shqiptare

19 December, 2020 Delo.autor Breaking News, Rajon

Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut e kishte dënuar me burgim një të re nga Winterthuri, e cila kishte udhëtuar në zonën e Shtetit Islamik (IS) në vitin 2014 kur ishte 15 vjeçe.

Pjesën më të madhe të dënimit vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova tashmë e ka vuajtur. Ndërsa tanimë trupi gjykues ka vendosur që e reja 21 vjeçe, të mos vazhdojë terapinë risocializuese shkruan nzz.ch.

Gjykata e Lartë e Cyrihut ka bërë të ditur të enjten se është dëshmuar në mënyrë të padyshimtë se e akuzuara ka qenë në Siri, në një rajon që i atribuohej organizatës islamike IS, transmeton albinfo.ch. Pas një apeli të bërë me shkrim, gjykata ka marrë vendimin për rastin në 22 tetor.

Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri.
Vëllai thuhet se ka ndjekur një shkollë të Kuranit atje dhe ka mbështetur logjistikën e IS. Sipas aktakuzës, vajza atëherë 15 vjeçe bënte punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijë të vegjël dhe jepte mësim anglisht.

Vëllai dhe motra kanë qenë në kontakt të ngushtë me simpatizantët e IS dhe janë përpjekur të bindin familjarë dhe miq nga Zvicra për idenë e tyre.

Udhëtimi në Suri përshkruhet si një “mision ndihme”

Në procesin para gjykatës për të mitur në Winterthur, vitin e kaluar, të dy kishin refuzuar të dëshmonin dhe kishin paraqitur udhëtimin e tyre si një përpjekje të padëmshme dhe ndihmesë për popullatën.

Gjykata megjithatë i kishte dënuar të dy për shkelje të normës që shpall të ndaluar organizatën IS. Vajza u dënua me kusht prej dhjetë muajsh, kohë të cilën ajo e ka vuajtur tashmë pasi ka qëndruar në burg për nëntë muaj gjatë periudhës së hetimit.

Para gjykatës së lartë ajo është mbrojtur kryesisht kundër masës së terapisë bisedore, të shqiptuar nga gjykata e ulët. Ndërsa Gjykata e lartë tani ka pranuar ankesën e saj.

E akuzuara tashmë nuk është adoleshente por e rritur. Ajo ka përfunduar me sukses shkollimin profesional dhe është e integruar në jetën e punës, përcjell albinfo.ch. Vazhdim i mundshëm i masës kundër vullnetit të saj nuk do të ishte premtues.

Gjykata e lartë gjithashtu ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët që vajza të paraqitej rregullisht në polici.

Vëllai është sërish nën mbikëqyrjen e drejtësisë

Ndryshe nga motra e tij, vëllai një vjet më i madh e kishte pranuar aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës së Winterthurit. Ai është dënuar me njëmbëdhjetë muaj burgim. Gjatë periudhës së hetimit, ai tashmë kishte vuajtur dhjetë muaj burg.

Por ai, duket se nuk ka hequr dorë nga ideologjia: Prokuroria Federale tashmë ka iniciuar procedura të reja penale kundër tij, përsëri për shkeljen e ndalimit të ligjit mbi IS-in.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON PAS DENONCIMIT TË PD-SË/ Policia e Bulqizës sqaron ngjarjen: I riu kanosi efektivët, i shkaktoi dëmtime fizike njërit
Previous article BEFASI NË FUND TË VITIT/ BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT