Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan ku një shpërthim ka vrarë 15 fëmijë dhe ka plagosur 20 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Gilan, por nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.
Banorët janë shprehur se një bombë ka shpërthyer dhe ka hedhur në erë fëmijët në momentin kur ata po e shisnin. Militantët talebanë gjithashtu thonë se shpërthimi ishte aksidental.
Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid tha se fëmijët kishin sjellë lëndë të pashpërthyera tek shitësi dhe ajo kishte shpërthyer në momentin që ata po bënin tregëtinë.


