• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PFIZER/ SHBA miraton vaksinën Moderna kundër COVID-19, 6 milionë dozat e para shpërndahen këtë fundjavë
Home
Nderkombetare

PAS PFIZER/ SHBA miraton vaksinën Moderna kundër COVID-19, 6 milionë dozat e para shpërndahen këtë fundjavë

19 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

SHBA ka miratuar si vaksinë të dytë për përdorim Modernan, pas asaj të Pfizer disa javë më parë. Moderna është aprovuar nga qeveria amerikane si vaksina e dytë e vendit Covid-19, as aprovimit të FDA-së duke hapur rrugën për miliona doza për t’u shpërndarë për vaksinimin e popullsisë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi vaksinën e dytë në SHBA rreth një javë pasi miratoi një vaksinë Pfizer / BioNTech e cila është duke u shpërndarë dhe aplikuar.

SHBA ka rënë dakord të blejë 200 milionë doza Moderna dhe 6 milionë doza janë gati të shpërndahen duke filluar që këtë fundjavë.

SHBA ka numrin më të lartë në botë të vdekjeve dhe rasteve nga Covid-19. Ajo ka regjistruar më shumë se 313,500 vdekje dhe rreth 17.5 milion infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Komisioneri i FDA Stephen Hahn tha se miratimi emergjent i vaksinës Moderna shënoi “një hap tjetër thelbësor në luftën kundër kësaj pandemie globale që po shkakton një numër të madh të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara çdo ditë”.

Autorizimi erdhi pasi një panel këshillimor i FDA të enjten votoi 20-0 për të përdorur vaksinën Moderna  për moshën 18 vjeç e lart.

Vendimi i entit rregullator bazohet në rezultatet një studimi me 30,000 vullnetarë që tregoi se vaksina është thuajse 95% e suksesshme në parandalimin e sëmundjes pa shkaktuar probleme anësore serioze.

Vendimi pason autorizimin për vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech që ka filluar tashmë të shpërndahet, ndërkohë që janë vaksinuar një numër punonjësish të shëndetësisë në shkallë vendi.

Vaksina e Modernas pritet të përdoret në zona më të largëta, si në spitale rurale, ku është më e vështirë të dërgohet vaksina e Pfizer/BioNTech-ut që kërkon të ruhet në temperature tepër të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kryeministri Trudeau: Kanadaja do t’i shpërndajë vaksinat e tepërta
Previous article MOMENTE TË BUKURA NË DASHURI, POR KUJDES SHPENZIMET/ Ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT