Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka reaguar pas marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se u njoh me detaje për punët e realizuara nga Çuçi. Më tej Ekonomi u shpreh se i siguroi bashkëpunëtorët se do të jetë e gatshme për t’i dëgjuar dhe konsultuar në çdo rast.
“Gjatë marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi, u njoha më në detaje me punët e realizuara, por edhe me ata të planifikuara për vitin që vjen. Me ketë rast i sigurova bashkëpunëtorët e mij, se do te jem gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e qëndrueshme të produkteve bujqësore dhe përsfrimin me praktikat më të BE, për një Bujjqësi Europiane”,- shkruan Ekonomi.


