• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUFOMAT U GJETËN NË VALIXHE/ Dyshime mbi djalin e çiftit shqiptar, si u zhdukën rreth 50 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

KUFOMAT U GJETËN NË VALIXHE/ Dyshime mbi djalin e çiftit shqiptar, si u zhdukën rreth 50 mijë euro

17 December, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet për trupat e copëtuar dhe të vendosur në katër valixhe, të gjetura në një fushë afër gardhit të burgut fiorentin, në Sollicciano, janë përqendruar te Taulant Pasho, 33 vjeç, djali i bashkëshortëve shqiptarë Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç.

Të zhdukur në vitin 2015, kufomat e gjymtuara të çiftit të bashkëshortëve u gjetën ditët e fundit përgjatë autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Djali i tyre ishte në qendër të një serie hetimesh dhe kontrollesh nga hetuesit e policisë të koordinuara nga prokurorja Ornella Galeotti. Policia italiane ka aktivizuar gjithashtu kërkesat për kontrolle nga Interpol, për të konstatuar “gjendjen aktuale të ndalimit” të Pashos, në një burg në Zvicër. 33-vjeçari shqiptar ka qenë zyrtarisht i arratisur që nga nëntori 2016. Ai u arratis nga “arresti shtëpiak”, ku ishte nën akuzë për trafik droge, pasi iu gjetën 6 kile marijuanë në shtëpi.

Gjurmët e tij të fundit, e gjitha kjo për t’u verifikuar, kanë të bëjnë me praninë e tij në një seancë dëgjimore në një gjyq të zhvilluar në Vlorë, më 2017. Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht  flasin për arratisjen e tij edhe nga  Zvicra, drejt Gjermanisë.

Nërkohë  nga ana tjetër hetuesit po kërkojnë të gjitha “gjurmët” që do t’i çojnë te vrasësit. Supozohet, se gruaja vdiq nga torturat kurse burrit i ishte prerë fyti me një goditje, ndoshta me një hanxhar. Sa i përket arsyeve të vrasjes së dyfishtë, çdo skenar mbetet i hapur: nga hakmarrja e një bande kriminale për grabitje, deri te ndonjë përleshje që përfundoi tragjikisht.

Pista më e mundshme, në çdo rast, do të bazohet te dëshmia e djalit të çiftit. Taulant Pasho u la i lirë nga burgu i Sollicciano më 2 nëntor 2015, ditën e zhdukjes së çiftit. Ai mund të ketë qenë një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij. Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, një detaj po shqyrtohet nga hetuesit: kompensimi  – një shifër midis 40 mijë dhe 50 mijë euro – që burri mori për një aksident rrugor dhe kjo shumë rezulton e zhdukur.

Midis 2016 dhe 2017, shtëpia ku Taulant Pasho qëndroi në arrest shtëpiak ishte kontrolluar disa herë. Sipas asaj që është mësuar nga burimet hetimore – në shtëpi nuk janë gjetur kurrë gjurmë të kufomave të kalbura. Kontrollet u bënë gjithashtu, sepse godinat kishin raportuar një erë të keqe, por hetimet zbuluan vetëm praninë e aromës së jashtëqitjeve.

Misteri tjetër i kësaj historie makabre është thirrja telefonike e marrë nga një prej vajzave të çiftit, me sa duket nga nëna e saj. “Disa ditë pas zhdukjes së tyre – Dorina Pasho thotë – “Kam marrë një telefonatë të çuditshme nga një numër privat. Zëri, i cili dukej si i nënës sime, tha “unë po largohem”.

“Nuk është një krim droge” – komenton vajza e viktimave.

Autopsia mbi trupat e viktimave, e kryer në mbetjet pjesërisht të saponifikuara të gjetura në këto ditë, vërtetoi se ata të dy ishin vrarë dhe masakruar pas torturave barbare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO, MESSI APO LEWANDOWSKI? Vendoset fituesi i çmimit "Lojtari më i mirë i vitit" për 2020
Previous article KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Conte nuk heq dorë nga mbrojtësi i Premier, por ja kushti që duhet të plotësojë...

F.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT