Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të Altin Binajt si anëtar i GJK-së.
Kim në reagimin e saj thekson se ky është një lajm i mirë dhe se së shpejti tashmë Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
“Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK, tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.
Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së & pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.”– shkruan Kim.


