• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

28 October, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

 Arrestohet dhe nipi tjetër i ish deputetit socialist Arben Ndoka. Samuel Ndoka  18 vjeç akuzohet se së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë  nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku.

Vetë drejtori për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari doli në një konferencë për median për të njoftuar arrestimin e tij

 “18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. “

 18 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

U kapën në makinë 

Në momentin e arrestimit, gjatë natës (27-28 tetor) Samuel Noka ka qenë së bashku me Paolo Marinaj, i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ata kanë tentuar t’i shmangeshin policisë duke u fshehur në makinën e Altin Mikaj. Ndaj këtij të fundit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Samuel Ndoka me vete kishte një pistoletë me 7 fishekë.    Më 25 tetor në pranga përfundoi Danjan Ndoka 20 vjeç.

5 muaj ne kerkim

Dy nipat akuzohen se u perfshine në konfliktin me armë të ditës së zgjedhjeve, 25 qershor 2017 , në Shëngjin ku mbeti i plagosur aktivisti i LSI, Florjan Dushku. Këtij të fundit iu bë një atentat dhe me 22 tetor, ku mbeti i plagosur.

Kush eshte personi me te cilen u arrestua Ndoka

Paolo (Francesk) Marinaj ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg   për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ne momentin e arrestimit me vetë iu gjet një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.

Arrestimet e tjera

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.3, Tiranë arrestuan:

– Donaldo Lekgegaj, 18 vjeç, lindur ne Rreshen dhe banues në Tiranë, për  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosje”

– Adil Sulën, 23 vjeç, lindur në Peshkopi e banus në Tiranë, për “Moskallzim krimi”.

” Arrestimi i këtyre 2 shtetasve u bë pasi në rrugen “Jordan Misja”, Tiranë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Lekgegaj ka tentuar të përdorë armën e zjarrit” informon policia.

Në  foto: Paolo Marinaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbetjet spitalore në lumin Erzen/Përgjegjësit të dalin para ligjit
Previous article Lushnja merr fitoren e parë në kampionat, fiton me përmbysje ndaj Teutës

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT