• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KAM GUXUAR TA LËSHOJ TRUPIN…”/ Rrëfimi i Ramush Haradinaj: Si e mbajta 8 orë në shpinë vëllain e vrarë
Home
Rajon

“S’KAM GUXUAR TA LËSHOJ TRUPIN…”/ Rrëfimi i Ramush Haradinaj: Si e mbajta 8 orë në shpinë vëllain e vrarë

15 December, 2020 s.autor Rajon

Ramush Haradinaj ka kujtuar me dhimbje momentin e tij më të vështirë gjatë kohës së luftës së UÇK-së, që ishte vrasja e vëllait të tij Luan Haradinaj.

Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, Haradinaj thotë se momenti më i vështirë ka qenë humbja e vëllait të tij, Luanit më 6 maj 1997, ku u zbuluan nga armiku dhe atij i është dashur të mbajë mbi shpinë për 8 orë të vëllain e vdekur deri në Has.

Haradinaj shprehet se lufta, ku në krah është një familjar, është më e vështirë, por që ai dhe Luani kishin një pakt mes tyre, që në rast se vritej njëri prej tyre, të mos e linin trupin në zonën e armikut.

“Unë kam qenë më shumë në pjesën operative për përgatitjen e UÇK-së. Nuk na ka penguar askush. Kemi pasur njerëz që kemi bashkëpunuar nga të dy kampet politike. Për ne, nuk ka pasur problem kush ishte kush, – tregon ish-kryeministri i Kosovës. – E gjithë lufta ka qenë e shënuar nga dy ngjarje të rënda. E para, kur më vranë Luanin, është vrarë më 6 maj ’97. Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë për mua vrasja e vëllait. Kam punuar me vështirësi dhe punuar gjatë pranverës. Dhe e dyta, 24 marsi ’98, kur rrethuan familjen time”.

Haradinaj shprehet se nuk e ka lëshuar trupin e të vëllait për asnjë moment në tokë, deri sa arriti në fshatin Vlahne të Hasit, ku dhe e varrosi.

“Është ndryshe kur lufton me kolegë dhe ndryshe me njerëzit e gjakut dhe kriteret janë të tjera. Vrasja e vëllait më ka zbuluar shumë keq, më 6 maj kur po transportonin armë. Në luftë, kufoma e armikut është trofe lufte. Luani ka qenë luftëtar i zoti dhe mos me iu dhënë atyre një trofe lufte apo poshtërimit të ushtarit shqiptar, ne kemi pas një kontratë me njëri tjetrin të mos linim trupin në zonën e armikut. Pas vrasjes unë e kam  mbajtur trupin e Luanin në krahë për 7 apo 8 orë rrugë dhe e kam varrosur në fshatin Vlahne të Hasit”, – vijon ai.

Për të ka qenë e vështirë, jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht mbajtja e vëllait pa jetë në shpinë.

“S’kam guxuar ta lëshoj trupin në tokë në asnjë moment, pasi e kam pasur të pamundshme më pas me e mbajt sërish. Edhe kur kam pushuar tre apo katër herë gjatë rrugës, për 3-4 minuta kam gjetur cepa malesh, ku mund të mbështetesha me të për pak pa e lëshuar nga trupi dhe të nisesha sërish për rrugë në këmbë”, – theksoi Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E GATSHME TË BASHKËPUNOJË ME B-H..."/ Rusia mbështet Marrëveshjen e Dejtonit, por edhe Dodikun
Previous article "REFORMA ZGJEDHORE"/ Rama publikon VIDEO nga Komisioni i Venecias për çështjen e shumëpërfolur dhe thumbon opozitën

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT