Presidenti Donald Trump tha të hënën se Prokurori i Përgjithshëm William Barr do të largohet nga posti në prag të Krishtlindjeve dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Jeff Rosen do të bëhet Prokuror i Përgjithshëm në detyrë.
Zoti Barr, në një letër për Presidentin Trump postuar nga presidenti republikan në Twitter, tha se ai do të largohet nga posti më 23 dhjetor.
Ai shkruan në letër se Departamenti i Drejtësisë do të vazhdojë të ndjekë akuzat për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e 3 nëntorit.


