• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Peruja pezullon testimin me vaksinat kineze për “probleme serioze”
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Peruja pezullon testimin me vaksinat kineze për “probleme serioze”

14 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Peruja pezulloi testet klinike të vaksinës kineze të firmës Sinopharm. Arsyeja: një nga personat e testuar ka probleme serioze shëndetësore. Vaksina kineze është aprovuar tashmë në vende të tjera.

Sipas njoftimeve të Entit Shtetëror Shëndetësor Peruan një nga personat që merrte pjesë në testim ka vështirësi për të lëvizur krahët. Drejtori i Sektorit të Kërkimeve German Malaga u tha gazetarëve se problemi ishte raportuar tek autoriteti mbikëqyrës. Fjala mund të jetë për “sindromën Guillain-Barré”, një sëmundje e rrallë dhe jo-ngjitëse e sistemit nervor që ndikon në lëvizjen e duarve dhe të këmbëve.

Raste të ngjashme në vitet 1970

Raste të ngjashme me këto probleme janë raportuar gjatë vaksinimeve për gripin e derrit në SHBA në vitet 1970. Rreth 450 vetë shfaqën asokohe simptoma të “sindromës Guillain-Barré”, e cila mund të shkaktojë edhe paraliza.

Provat klinike për kandidatin për vaksinë të Sinopharmës duhet të përfundonin këtë javë pas testimit me rreth 12,000 vetë. Nëse rezultati do të dalë me sukses, qeveria peruane ka njoftuar se do të blejë deri në 20 milionë doza të kësaj vaksine me të cilën mund të imunizohen dy të tretat e popullsisë së vendit.

Asnjë informacion mbi sigurinë dhe efektivitetin

Sinopharm ka përdorur metodën me virusë inaktivë për prodhimin e vaksinave. Kjo do të thotë që vaksina nuk ka nevojë të ftohet aq shumë sa vaksina e BioNTech-Pfizer dhe për këtë arsye mund të transportohet dhe të ruhet më lehtë.

Sidoqoftë Sinopharm, si dhe prodhuesit e tjerë kinezë, nuk ka botuar ende asnjë të dhënë për sigurinë ose efektivitetin e serumit të tij. Reputacioni i prodhuesve kinezë të vaksinave ka pësuar po ashtu dëmtime  pas skandaleve për produkte të skaduara ose me cilësi të dobët.

Ndryshe nga Peruja Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë miratuar tashmë për përdorim të gjerë vaksinën e Sinopharmës. Në fazën e tretë vendimtare të studimit rezultoi një efektivitet prej 86 përqind, tha Ministria e Shëndetësisë në Abu Dhabi.

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhuruar 50.000 doza të vaksinës kineze të firmës Sinofarm Egjiptit, të cilat do t’u vihen në dispozicion qytetarëve falas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSION ANTIDROGË NË VLORË, RRETH 30 PERSONA NË PRANGA/ Rrjeti në survejim prej disa kohësh, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme kanabis
Previous article FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Pas 33 ditësh në spital, mbërrin nesër në Shqipëri Imzot Frendo

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT