Kur kanë kaluar rreth një orë nga nisja e protestës, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar shkatërrimi i pronës publike. Tabelat e rrugës janë shembur, teksa nuk i kanë shpëtuar dhunës as stacionet e autobusëve.
Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ku stacion i autobusit te kryqëzimi në hyrje të Bllokut, është dëmtuar totalisht, ku i janë thyer xhamat.






