Mbrëmja e pestë e protestës ka mbledhur dhjetëra të rinj në Sheshin Skënderbej. Ndërkohë, ata kanë nisur marshimin drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
Nga pamjet LIVE janë vënë në dukje disa sulme kryesisht mbi reklamat e bulevardit.
Ndërkohë nuk mungon mobilizimi i Policisë. Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen pasi ligji anticovid ndalon grumbullimet mbi 10 vetë.
Pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj, protestuesit kërkojnë largimin e Ardit Veliut. Kjo kërkesë është refuzuar prej disa ditësh nga kryeministri i cili u shpreh se largimi i ministrit nuk duhet marrë si dobësi.


