Dje Partia Socialiste bëri me dije se do të mbahet Asambleja Kombëtare e saj ditën e shtunë të kësaj jave për të bërë disa ndryshime.
Thuhet se ndryshimet do të prekin sekretariatin, por edhe disa struktura të tjera që momentalisht nuk bëhen të ditura për publikun, raporton AlpeNews.al.
Pritet që sekretariatet të kenë një riformatim dhe që kjo është një nga pikat kryesore të kësaj mbledhjeje
Do të raportojnë edhe zëvendësuesja e Tahirit për qeverisjen me qytetarët, Blerina Gjylameti.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se do të ndryshojnë sekretarët e kësaj force politike.
Tetë pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.
Axhenda e veprimtarisë
- Raport për realizimet në 100 ditët e para të qeverisjes dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018.
- Do të jepen të dhëna për “Bashkëqeverisjen me njerëzit”, nga koordinimi Kombëtar për Bashkëqeverisjen Elisa Spiropali.
- Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë, nga Sekretari për Organizimin Administrativtë Partisë Bashkim Fino.
- Miratimi i Axhendës Vjetore politike dhe Organizative të PS për vitin 2018 mësohet se do të jetë një nga pikat kryesore të mbajtjes së kësaj Asambleje.
- Ndryshimi në Strukturën e Sekretariatit Ekzekutiv.
Përgatiti: AlpeNews.al


